
Edon Zhegrova
Goli i Edon Zhegrovës ka kualifikuar Lille në grupet e Champions League, dhe pse ndeshja u humb me rezultatin 1 me 2 përballë Slavias së Pragës. Kjo pasi takimi i parë në Francë ishte fituar me rezultatin 2 me 0.
Crvena Zvezda dhe Slovan Bratislava ia dolën të bëjnë po ashtu mrekullinë në fazën "play off" të Champions League. Ata eleminuan respektivisht Bodo/Glimt dhe Midtjylland.
Crvena Zvezda fitoi me rezultatin 2-0 në Serbi duke përmbysur humbjen e parë 2-1 në transfertë. Në anën tjetër Slovan Bratislava po pësonte disfatë 1-2 përballë danezëve, deri në minutën e 82 kur përmbysi gjithçka.
Goli i Edon Zhegrovës:
Poll