Klubi i Pafos është themeluar 11 vite më parë në Qipro, konkretisht më 10 qershor 2014. Në këtë kohë të shkurtër, falë projektit ambicioz kanë fituar kampionatin qipriot në seoznin 2024-2025 dhe Kupën vendase në 2023-2024.
Por kjo nuk është e gjitha. Pafos arriti të siguronte pjesëmarrjen historike në Champions League. Sot, skuadra qipriote shkruajti një tjetër kapitull historik, fitoren e parë në kompeticionin më elitar për klube, 1 – 0 ndaj Villarreal.
Goli i Luckassen në minutën e 46 rezultojë përcaktues. Një sukses që i ka shtangur të gjithë. Duhet thënë se Pafos nuk është klub elitar në Qipro, ashtu siç kampionati i tyre krahasohet në një linjë me Superioren shqiptar.
Ama është fakt se asnjë skuadër shqiptar nuk ka arritur kurrë në grupet e Champions-it e jo më të fitojë ndeshje. Në takimin tjetër të orës 18:45, Qarabag – Chelsea u mbyll në barazim 2 – 2.
