
Drita është mposhtur në transfertë përballë Copenghagen, në sfidën e parë të fazës së dytë kualifikuese të UEFA Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në Danimarkë, përfundoi 2-0 në favor të vendasve. Pavarësisht diferencës në kualitet, kampionët e Kosovës bënë një ndeshje fantastike, madje duke qëndruar stoikë përballë “gjigantit” danez.
Por, Copenhagen përfitoi nga dy penallti, duke shënuar dy gola. Pikërisht, Mattsson, u tregua i saktë nga “pika e bardhë” e 11-metërshit në të dy rastet, respektivisht në minutën e 69-të dhe në të 76-tën.
Tashmë, gjithçka i mbetet sfidës së kthimit ku shanset për Dritën mbeten ende konkrete. Ndeshja e kthimit mes ekipit nga Gjilani dhe atij danez do të zhvillohet më 29 korrik në “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.
Goli i parë i Copenhagen
Goli i dytë i Copenhagen