
Sparta e Pragës nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 përballë FCSB. Dhe pse i shkoi mjaft pranë fitores duke shënuar në minutën e 92, ishte VAR që ndërhyri dhe më pas arbitri anuloi golin për ndërhyrje të parregullt.
Në fushë u aktivizua fillimisht si titullar Qazim Laçi për Spartën. Gjatë pjesës së dytë u hodh në fushë dhe Ermal Krasniqi. Në këtë takim nuk pati minuta për sulmuesin Indrit Tuci.
Kujtojmë se kjo ndeshje ishte e para e vlefshme për turin e tretë të Champions League. Sparta pretendon t’i kalojë rumunë dhe të kapë fazën finalen të “play-off”.
Vendimi i arbitrit për të anuluar golin e dytë të Spartës:
Poll