
Struga - Slovan Bratislava
Struga ka mbyllur pjesën e parë me disavantazhin 0 me 2 ndaj Slovan Bratislavës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mund të thuhet kështu se janë dorëzuar në Champions League, pasi takimin e parë e kanë humbur 4-2.
Djemtë e drejtuar nga Qatip Osmani nuk ia dolën të reflektojnë. Dhe pse besonin te mrekullia, Slovan Bratislava ia doli me cinizmin e saj.
Sllovakët ishin short ferri për klubin shqiptar, që e ka edicionin e dytë radhazi në kualifikueset e Champions League. Ëndrra e tyre për Europën do vazhdojë në Conference League.
Poll