
Sot u vendosën 4 ekipet e para që kaluan fazën “play-off” të 1/16-ave të Champions League. Bayern Munich, Feyenoord, Club Brugge dhe Benfica janë skuadrat e kualifikuara.
Ndërkohë që shorti do të hidhet ditën e premte, janë bërë ndarjet paraprake për kundërshtarët e mundshëm.
Bayern Munich e pret një mes Bayer Leverkusen ose Atletico Madrid. Ndërsa Feyenoord e pret “ferri” i Inter ose Arsenal, një short tepër i vështirë për holandezët që eliminuan Milanin.
Në krahun tjetër, Club Brugge do të përballet me një mes Lille ose Aston Villas. Kurse skuadra e Benficas do ta ketë tepër të vështirë, pasi i pret Liverpool ose Barcelona.
Bayern Munich – Bayer Leverkusen / Atletico Madrid
Feyenoord – Inter / Arsenal
Club Brugge – Lille / Aston Villa
Benfica – Liverpool / Barcelona