
Mesfushori i Borussia Dortmund, Marcel Sabitzer ka folur në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League që do të luajnë përballë Paris Saint-Germain. Austriaku është shprehur qartë, që ekipi nuk kënaqet me kaq dhe duan finalen e madhe me doemos.
“Është e vërtetë që Champions League cilësohet si kompeticioni më i vështirë për klube. Uria e grupit është e madhe dhe ne nuk kënaqemi me kaq. Dëshirojmë finalen e madhe, e cila do të na jepte shansin që të luftonim për trofeun.
Me Paris Saint-Germain kemi zhvilluar dy ndeshje, në fazën e grupeve, ç’ka do të thotë se i njohim deri në një pikë të caktuar. Është koha të flasim në fushë”, është shprehur Marcel Sabtizer.
Kujtojmë që ndeshja Dortmund – PSG do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Sfida që do të luhet në stadiumin “Sigan Iduna Park”, do të startojë në orën 21:00.