
Manchester City i mposht nga Real Madrid në shtëpi. Skuadra madrilene triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj anglezve. Një humbje që ‘dhemb’ për “Qytetarët” e Pep Guardiolës, pasi tashmë gjithçka vështirësohet për duelin e kthimit në Champions.
Pas kësaj disfate ka folur timonieri spanjoll. Guardiola ka theksuar se përmbysja erdhi nga një skuadër e jashtëzakonshme. Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, teksa tashmë fillimisht do të mendojnë për Neëcastle dhe më pas për duelin në “Santiago Bernabeu”.
“Unë e di cilësinë e Real Madridit. Ne e morëm lojën në pjesën e dytë dhe u përpoqëm të sulmonim shumë shpejt. Përmbysja ndodhi sepse Real Madrid është një ekip i jashtëzakonshëm.
Gjendja e Jack Grealish dhe Manuel Akanji? Nuk e di. Sigurisht që tani është e vështirë. Duhet të rikuperohemi. Mendoj tani për Neëcastle dhe pastaj të shkoj në Bernabeu”, ka përfunduar timonieri spanjoll.