
Barcelona fitoi 4-0 ndaj Borussia Dortmund në çerekfinalen e parë mes tyre në Champions League. Golin e parë të sfidën e shënoi Raphinha, i cili shtyu topin drejt rrjetës pas gjuajtjes së Pau Cubarsit.
Për këtë veprim braziliani u kritikua shumë nga tifozët në rrjetet sociale se është treguar egoist. Pas sfidës ai deklaroi se i ka kërkuar falje Cubarsit që e preku topin.
“I kërkova falje Cubarsít. E preka topin para se të kalonte vijën. I thashë të ishte i lumtur, do t’i numërohej si një asistim për të.
Ky është roli im për ekipin, të shënoj gola. Nuk mund të them se jemi në gjysmëfinale. Ka mbetur edhe një lojë tjetër. Është gjithmonë e vështirë.
Ndeshja e radhës do të jetë shumë ndryshe. Përpara tifozëve të tyre ata do të jenë një ekip ndryshe me shumë cilësi”, ka theksuar braziliani. Ky i fundit asistoi edhe në rastë të tjera, duke qenë një prej protagonistëve kryesorë në fitoren kundër gjermanëve.
Kujtojmë se në këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste në 11 ndeshje të luajtura.