
Bayern Munich do të përballet me Real Madrid në transfertë, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalen e Uefa Champions League. Sfida e parë përfundoi në barazim 2-2, ndërsa finalisti do të vendoset në “Bernabeu”.
Thomas Tuchel nuk ka qenë pika më e fortë e Bayernit të këtij sezoni, madje është ai që është ‘kryqëzuar’ më së tepërmi nga tifozët për formën e dobët të ekipit. Por si për çudi, tekniku gjerman është ai që i favorizon bavarezët në ndeshjen e kthimit përballë Real Madrid.
Kjo vjen për shkak të statistikave pozitive që Tuchel ka përballë Carlo Ancelottit. Në 10 sfida të zhvilluara kundër njëri-tjetrit, Tuchel ka fituar 4, ka barazuar 3, ndërsa 3 të tjera i ka humbur.
Në fund të ditës mbeten thjeshtë statistika të së shkuarës, por mbetet një notë pozitive dhe një plus për rekordmenët gjermanë në ndeshjen e kthimit.