Ndeshja mes Interit dhe Liverpoolit vazhdon të diskutohet jo vetëm në sferën sportive europiane, por edhe në atë shqiptar. Trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi, i ftuar në emisionin “Nata Champions”, Vizion Plus, ka komentuar penalltinë e dhënë nga arbitri gjerman Felix Zëayer në favor të “Reds”, e cila ndikoi në rezultatin final:
“Mua më duket shumë e saktë si penallti. Tërheqja është e fortë. Mbrojtësi Bastoni ka bërë gabim dhe gabimet ndëshkohen. Lojtari i Interit në këtë rast nuk kishte arsye fare për të tërhequr Wirtz.
E përsërisë, për mua është penallti shumë e saktë. Wirtz e kishte topin çerk metri nga këmbët dhe ai mund të kthehej dhe të gjuante drejt portës. Bastoni dorën ndaj lojtarit gjerman e ka tërhequr shumë fortë. Nuk kam dyshim, penallti neto”.
