Juventus fitoi 2-0 kundër Manchester City në Torino duke sjell entuziazëm në kampin e ‘Zonjës së Vjetër’.
Thiago Motta, trajneri i bardhezinjve ka folur për mediat pas përfundimit të takimit të Champions. Italiani ka folur se emocionet e sfidës ishin shumë të mëdha dhe fitorja u arrit falë shpirtit të sakrificës.
“E dinim që do të duhej të bashkoheshim në sulm për t’i goditur në kohën e duhur. E bëmë këtë gjë dhe ndaj është një fitore e merituar. Bravo djemve sepse ne rikuperuam dhe disa lojtarë. Stafi mjekësor po bënë më të mirën për të sjell lojtarët në formë.
Ndeshja me Cityn ishte ndryshe nga ajo me Leipzigun. Duhej të mbroheshim në fillim e pastaj të sulmonim. Kam përjetuar emocione të forta sot.
Një dhuratë për Krishtlindje? Kur t’i vijë koha. Më e rëndësishme është që të gjithë e dimë për çfarë kemi nevojë.”, u shpreh tekniku i klubit italian.