Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Të kompletuar” për duelin kundër Galatasaray, Simeone: Do ta çojmë ndeshjen në zonat ku mund t’i dëmtojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Të kompletuar” për duelin kundër Galatasaray,
Diego Simeone

Galatasary do të përballet me Atletico Madrid nesër në orën 18:45, në një duel i cili është i vlefshëm për raundin e 7-të të fazës së grupeve, në Champions League. Pritet një duel mjaft i “luftuar” pasi ekipi spanjoll kërkon të sigurojë kualifikimin në raundin e 16-të.

Ndërsa për sfidën e së nesërmes, trajner i Atletico Madrid, Diego Simeone ka shpjeguar edhe gjendjen e skuadrës. Në fjalët e tij ai ka vlerësuar rivalin që do të kenë në fushë duke shpjeguar se Galatasaray ka emra që “trembin” në sulm por edhe në repartet e mbrojtjes apo mesfushën.

“Galatasaray është një ekip me energji të madhe dhe do të kërkojë më të mirën ndaj nesh. Kundërshtari ka lojtarë shumë të dalluar në skuadrën sulmuese, Osimhen kthehet, dhe ekipi ka një anësorë shumë të mirë, Gundogan në mesfushë, dhe të gjithë e dimë vlerën dhe përvojën e tij. Shoh një ekip shumë konkurrues, dhe do të përpiqemi ta çojmë ndeshjen në zonat ku besojmë se mund t’i dëmtojmë”, ka përfunduar trajneri.

Megjithatë Simeone tregoi edhe synimin e skuadrës, për të cilën medoemos ai kërkon që të finalizojë me fitore, 2 ndeshjet të cilat ekipi i ka në axhend. Ndër të tjera ai shtoi se pritshmëria qëndron tek aftësia e “djemve” për të krijuar raste shënimi.

“Në futboll, e vetmja mënyrë për të shënuar është duke krijuar raste shënimi. Ne punojmë për ta zbatuar dhe ekzekutuar këtë mirë. Na duhet të fitojmë të dyja ndeshjet; një barazim i kombinuar me një fitore nuk mjafton për të qenë midis tetë të parëve”, është shprehur 55-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu