
Sot në orën 12:00 të gjithë do të jenë sy e veshë nga Nyoni, pasi aty do të hidhet shorti për fazën e 1/16-ave të Champions League. Ekipet pjesëmarrëse do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë, ku sigurisht synimi është për çdo ekip t’i shkojë në fund këtij rrugëtimi.
Kujtojmë se 8 skuadrat e kualifkuara si më të mirat direkt nga faza e grupit janë Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Në krahun tjetër, 8-shja e kualifikuar nga “play-off” përbëhet nga, Bayern Munich, Real Madrid, Club Brugge, Feyenoord, Benfica, PSV, Borussia Dortmund, dhe PSG.
Më poshtë do të njiheni me ndeshjet e mundshme që shorti i nesërm mund të sjellë.
PSG / Benfica – Liverpool / Barcelona
Borussia Dortmund / Club Brugge – Lille / Aston Villa
Bayern Munich / Real Madrid – Atletico Madrid / Bayer Leverkusen
Feyenoord / PSV – Arsenal / Inter