
Inter dhe Barcelona do të përballen këtë të martë për të luajtur gjysmëfinalen e kthimit të UEFA Champions League. Pas barazimit 3-3 në Spanjë, tashmë finalisti do të vendoset në “San Siro”, duke nisur nga ora 21:00.
Disa ditë para këtij dueli, disa skema mashtrimi janë “zënë mat” nga mediat italiane. Sipas “La Repubblica Milano”, çmimi i këtyre biletave për këtë supersfidë ka shkuar deri në 1000 euro.
Por sipas tyre, kjo është një skemë mashtrimi, për shkak se njerëzit që fshihen pas këtyre biletave, pasi marrë shumën e kërkuar nuk u japin “akses” blerësve për të ndjekur nga afër këtë duel.
Ndërkohë, “La Repubblica Milano”, por edhe media të tjera italiane kanë dalë haptazi kundër këtij rasti, duke bërë thirrje të rëndësishme për tifozët e duke i lajmëruar se biletat janë në shitje vetëm në faqen zyrtare të klubit zikaltër.