Manchester City u mposht nga Juventusi mbrëmjen e djeshme në Champions League. “Zonja e Vjetër” triumfoi 2-0 ndaj “Qytetarëve”.
Një humbje që “dhemb” për anglezët, të cilët nuk po arrijnë dot të dalin nga “kriza”. Pas kësaj disfate ka folur Pep Guardiola. Timonieri spanjoll ks theksuar se skuadra e tij bëri disa gabime.
Gjithashtu skuadra provoi duke krijuar disa raste, por nuk ishte fati në anën e anglezve. Ndër të tjera Pep deklaroi se është edhe përgjegjësi e tij kjo situatë.
“Këtë herë nuk bëmë gabime. Ishim shumë pranë portës kundërshtare, por na mungoi vetëm goli. Jam krenar për lojtarët e mi. Është e qartë se është diçka e vështirë kur ti qëndron gjatë gjithë kohës përpara portës dhe provon të fitosh, por nuk vjen rezultati. Dua t’i jap meritat që ka edhe Juventusi në këtë ndeshje. Megjithatë, paraqitja jonë ishte pozitive. Vlahoviç u tregua i zoti që shënoi atë gol.
Është e qartë që është edhe faji im për këtë situatë. Sigurisht që do të vendosem dhe unë në diskutim, edhe pse po luftoj shumë për të dalë nga kjo situatë”, ka deklaruar Guardiola.