Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Shpirti i ekipit bëri diferencën”, Zhegrova pas fitores me Realin: Secili dha gjithçka nga vetja

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpirti i ekipit bëri diferencën”, Zhegrova pas fitores
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova shkëlqeu në fitoren e Lille ndaj Real Madrid. Francezët triumfuan 1-0 dhe futbollisti “dardan” bëri një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi u shpall edhe lojtari i ndeshjes, ndërsa ishte protagonist, pasi fitoi edhe penalltinë që e shndërroi në gol Jonathan David. Pas sfidës ka folur Zhegrova, ku ka theksuar se ishte shpirti i ekipit që bëri diferencën në këtë përballje.

“Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën. Secili dha gjithçka nga vetja, në secilën pozitë. Kjo ishte ajo që e kërkoi trajneri sepse e dimë që Real Madridi ka kualitet të madh.

Por, mendoj se ishte shpirti i ekipit dhe të gjithë së bashku, që e bëri diferencën.

Besoj se, nëse vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin shpirt, shpresoj se mund të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur.

Por, ne e dimë se Champions League është një garë e madhe me ekipe të mëdha, por duhet të mundohemi ta fitojmë çdo lojë”, ka theksuar Zhegrova.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga