Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Shpejtësia e Mbappe?", mbrojtësi i Dortmund në gatishmëri: Do vrapoj derisa të vdes për ta ndaluar

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpejtësia e Mbappe?", mbrojtësi i Dortmund në
Kylian Mbappe - Ian Maatsen

Anësori i Borussia Dortmund, Ian Maatsen ka folur në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League që do të luajnë përballë Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi holandez, të cilit do t’i duhet të përballet me një lojtar të shpejtë si Mbappe, është shprehur se do të bëjë çmos për ta ndalur atë. Maatsen thotë se do të vraponte derisa të vdiste, vetëm e vetëm për të ndalur Kylian Mbappe.

“Të gjithë i dinë cilësitë e Mbappe. Ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë, i klasit botëror. Ne do të duhet ta ndalojmë atë. Mendoj se është një provë e madhë për mua të përballem me lojtarë më të mirë dhe mezi pres ta bëj. Mbappe është me të vërtetë shumë i shpejtë.

Nëse më duhet të garoj me të, do të jap gjithçka. Edhe nëse do më duhej të vdija, do të vdes duke u përpjekur të vrapoj më shpejt, por në çdo rast do të bëjmë çmos për ta ndaluar atë”, është shprehur mbrojtësi 22-vjeçar.

Kujtojmë që ndeshja Dortmund – PSG do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Sfida që do të luhet në stadiumin “Sigan Iduna Park”, do të startojë në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga