
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/16-ave të Champions League. Goglat ishin të pamëshirshme, teksa rezervuan përballje mjaft të luftuara dhe “finale” të parakohshme.
Kështu në këtë fazë do të sfidohen mes tyre Real Madrid - Atletiko Madrid, me derbin spanjoll që paralizon Europën. Një përballjet "titanësh" është edhe Bayern Munich - Bayer Leverkusen. Gjithashtu goglat rezervuan përballje mes PSV - Arsenal, Feyenoord - Inter, PSG - Liverpool dhe Benfica - Barcelona.
Ndeshjet e para të kësaj faze janë parashikuar të zhvillohen me 4-5 mars dhe 11-12 mars sfidat e kthimit. Gjithashtu ekipet tashmë kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre të mundshëm pas kësaj faze, teksa do të luftojnë shumë mes tyre për te shkuar drejt finales së Munich.


