Real Madrid fitoi mes spektaklit mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës. Madrilenët triumfuan 3-2 ndaj italianeve të Berat Gjimshitit. Jude Bellingham ishte një nga autorët e golave të “Los Blancos”, i cili vazhdon me paraqitjet pozitive në këtë sezon.
Mesfushori shënoi golin vendintar për t’i dhënë spanjollëve fitoren në Champions. Pas kësasj sfide Bellingham ka theksuar se shpreson të shënojë akomë më shumë dhe të fitojë sërish trofe me Real Madrid.
“I nuhas golat, shpresoj se do të shënoj edhe më shumë të tillë. Ne fituam shumë sezonin e kaluar dhe dëshiroj ta bëjmë sërish të njëjtën gjë këtë sezon dhe unë jam i gatshëm të ndihmoj ekipin sa herë ka nevojë”, ka deklaruar ylli i madrilenëve.
????️ @BellinghamJude: "Our quality was decisive in achieving the victory."#UCL pic.twitter.com/y8Zb7GKEvW
— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) December 11, 2024