Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Shënoi dopietë në Champions, Robert Lewandowski thyen rekorde

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi dopietë në Champions, Robert Lewandowski thyen rekorde
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski po vazhdon shkëlqimin e tij te Barcelona, me polakun që mbrëmjen e djeshme ia doli të shënonte dy gola në fitoren 5-0 ndaj Young Boys. Sigurisht që kjo dopietë do të mbahet mend gjatë nga sulmuesi.

Kjo është hera e parë që Lewandowski shënon ndaj një ekipi zvicerian në një kompeticion të tillë. Në këtë mënyrë tashmë 36-vjeçari ka shënuar kundër 16 ekipeve të vendeve të ndryshme, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Ruud van Nistelrooy.

Kapiteni i Polonisë tash e sheh veten prapa lojtarëve legjendarë si Alessandro Del Piero, Zlatan Ibrahimović e Thomas Müller, të cilët kishin shënuar kundër klubeve nga 18 vende të ndryshme evropiane.

Përpara tyre gjenden Lionel Messi e Raúl González, që kanë realizuar ndaj ekipeve nga 19 shtete, kurse listës i prin Karim Benzema. Ish-futbollisti i Lyonit dhe Real Madridit iu ka shënuar gola ekipeve nga 20 vende të ndryshme evropiane në Champions.

Lewa e kaloi mbrëmë Benzeman sa i përket numrit të klubeve që iu ka shënuar gola në Champions. Lewandowski iu ka shënuar 35 ekipeve, kurse Benzema ishte ndalur me shifrën 34. Rekordin e mban Lionel Messi, i cili iu kishte shënuar 40 ekipeve të ndryshme, kurse Cristiano Ronaldo është i dyti me 38.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga