
Në “San Siro” mbrëmjen e nesërme do të luhet çerekfinalja e kthimit mes Interi dhe Bayern Munich, një duel i cili do të shihet nga mijëra tifozë.
Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane bëhet me dije se “San Siro” do të jetë i mbushur “full” për këtë përballje. 70 mijë tifozë zikaltër dhe 4.300 tifozë gjermanë priten të jenë të pranishëm për të parë këtë duel.
Një shifër e konsiderueshme e shitjeve të biletave, të cilët sigurisht kanë “mbushur” edhe arkat e italianëve. Nga interesimi i madh dhe shitja e biletave, plot 9.2 milionë euro të ardhura për klubin e Interit.
Kjo ëhstë hera e dytë në historinë e zikaltërve që arrijnë të fitojnë kaq shumë nga shitja e biletave, ndërsa për stadiumin “San Siro” është hera e tretë që do të mbushet “full”.