
Antonio Rudiger
Antonio Rudiger ka folur një ditë para ndeshjes që Real Madrid do të presë në shtëpi Manchester Cityn, në kuadër të çerekfinales së parë. Mbrojtësi gjerman deklaron se pavarësisht se është një ndeshje tepër e vështirë, ka besim te ekipi duke theksuar se janë në formë.
“Ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, do të jetë e vështirë kundër Cityt, por ne jemi Real Madridi dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe në formë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, ka thënë Rudiger.
Kujtojmë që sfida Real Madrid-Manchester City do të zhvillohet mbrëmjen e së martes. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Estadio Santiago Bernabéu”, do të startojë në orën 21:00.
Poll