Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Rooney “bën për një lek” Arsenalin, shkak disfata kundër PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
Rooney “bën për një lek” Arsenalin, shkak disfata
Wayne Rooney

Shtypi britanik ka pranuar unanimisht superioritetin e qartë të Paris Saint-Germain ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, të cilën parisienët e fituan 0-1 në stadiumin Emirates.

Nga dominimi fillestar teknik te goli i shpejtë i Dembele-s, përmes qëndrueshmërisë mbrojtëse dhe një mentaliteti tashmë të pjekur, PSG-ja e Luis Enrique-s i bindi të gjithë.

Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney, gjithashtu vlerësoi Paris Saint-Germain: "Arsenali është një ekip i shkëlqyer, por për fat të keq këtë vit duket se është takuar me ekipin më të jashtëzakonshëm në Evropë, dhe ndoshta edhe më shumë.

PSG eliminoi Liverpoolin dhe Aston Villan dhe mundi Manchester Cityn në ndeshjen e parafundit të ligës në janar. Arsenali nuk ishte kurrë në gjendje për të barazuar shifrat kundër Parisit. Ta harrojnë që ndeshjen e kthimit do bëjnë diçka më shumë. PSG e ka treguar tashmë se në fushën e vetë është e papërmbajtshme".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga