
Janë mbyllur 7 ndeshjet e tjera të mbrëmjes së Champions League. Në këto shtatë ndeshje të orës 21:00, janë shënuar 24 gola.
Me fitoren e sotme, Bayern Munich shkon në kuotën e 12 pikëve dhe ngjitet në vendin e 8-të. Në krahun tjetër, Leverkusen parakalon Inter duke shkuar me 13 pikë në vendin e dytë. Liverpool me 6 fitore në 6 ndeshje mban vendin e parë me pikë të plota, pra 18.
Në krahun tjetër, ngjitje në tabelë ka edhe për surprizën Brest, të cilët shkojnë në vendin e 5-të me 13 pikë. Real Madrid me 9 pikë mban vendin e 18-të, duke lënë pas Juve dhe Manchester City që kanë nga një ndeshje më pak.
Edhe Club Brugge me fitoren e sotme 2-1 kundër Sportingut shkon në kuotën e 10 pikëve, madje lart në tabelë, duke u renditur i 14-ti. Edhe pse sot fitoi, PSG me 7 pikë është në vendin e 23-të, të parafundit nga skuadrat që mund të kualifikohen.


