Edhe mbrëmja e sotme në Champions League është mjaft e luftuar. Do të jetë radha e ekipeve si Real Madrid, Atletico Madrid, Juventus, Liverpool dhe Bayern Munich.
Në fushë gjithashtu do të zbresi edhe Atalanta e Berat Gjimshitit, Benfica e Ardian Bajramit, Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës dhe Edon Zhegrova me Lille. 9 duele do të luhen në dy orare të ndryshme.
2 ndeshje do të luhen në orën 18:45, ku Girona – Feyenoord dhe Shakhtar Donetsk –Atalanta do të sfidohen mes tyre. Ndërkohë në orën 21:00 do të zhvillohen sfidat e tjera.
Aston Villa – Bayern Munich, Benfica – Atletico Madrid, Dinamo Zagreb – Monca, Lille – Real Madrid, Liverpool – Bologna, Leipzig – Juventus dhe Strum graz – Club Brugge do të premtojnë spektakël.