Bayern Munich i ka kërkuar falje presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi pas shfaqjes së një pankarte. Atë e nxorrën tifozët bavarezë dhe aty sulmohej personalisht drejtuesi më i lart i parisienëve.
Pankarta shtronte pyetjen sesi sheiku nga Katari mund të ishte kaq i gjithanshëm.
I pasuri nga Lindja e Mesme është njëkohësisht pronar klubi, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kryetar i Shoqatës Europiane të Klubeve dhe mbajtës i të drejtave ekskluzive të Bein Sports, një brand ndërkombëtar i transmetimeve sportive.
Tifozët gjermanë e quajnë atë ‘plutokratik’ dhe se po përdoret shpifje. Mirëpo, ekipi bavarez ka reaguar po vetë në mënyrë zyrtare dhe i ka kërkuar falje pronarit të francezëve për incidentin.
“FC Bayern dëshiron të kërkojë falje kur kundërshtarët e tij dhe përfaqësuesit e tyre në stadium ndihen të sulmuar personalisht.
Klubi dëshiron të kërkojë falje përsëri dhe të bëjë të qartë se këto pankarta të future nuk janë autorizuar nga Bayern dhe nuk pasqyrojnë qëndrim zyrtar. Ato nuk janë simbol i marrëdhënies mes dy ekipeve respektive.”, u shpreh skuadra nga Mynihu në rrjetet e saj sociale.