Edon Zhegrova
Edon Zhegrova shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 që Lille mori kundër Slavias së Pragës. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës është vlerësuar nga “Flashscore” si më i miri në fushë me një notë 7.9.
Zhegrova me aftësitë e tij po i jep një shtysë të madhe Lille drejt grupeve të Champions League. Kujtojmë se kjo është faza “play-off” dhe ka mbetur për t’u luajtur takimi i kthimit në Çeki.
Sulmuesi “dardan” dhe një fazë më parë kishte shënuar për Lille. Zhegrova ia doli pikërisht kundër Fenerbahces së Mourinhos. Kështu ka aktualisht të gjithë besimin se do ndihmojë klubin për të arritur objektivin aktual.
Goli i Edon Zhegrovës:
Vlerësimet nga "Flashscore":

Poll