
Ditën e djeshme është hedhur shorti për turin e parë të Champions League, ku Egnatia mësoi edhe rivalin në këtë turne. Kështu në këtë fazë, rrogozhinasit do të matin forcat me FK Borac Banja Luka.
Por skuadra e Edlir Tetovës do të mësojë ditën e sotme kundërshtarin e turit të dytë në Champions, gjithmonë nëse rrogozhinasit do të kalojnë me sukses ekipin nga Bonje Hercegovina.
Kështu kundërshtarët e mundshëm të Egnatias në turin e dytë janë të vështirë, pasi rrogozhinasit rrezikojnë përballje me Ludogorets apo Dinamo Batumin, PAOK apo Ferencvarosin.

Nërkohë gjithashtu edhe në rast eleminimi nga Champions, rrogozhinasit do të mësojnë rivalin e tyre në raundin e dytë të Conference League. Kështu kundërshtarë të mundshëm janë Ludogorets ose Dinamo Batumi si dhe Flora Tallinn dhe Dinamo Minks. Ashtu si dje edhe sot shorti për Champions do të hidhet në orën 14:00 në Nyon të Zvicrës, ndërsa për Conference League në orën 16:00.
