
Kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer ka folur në prag të sfidës që ekipi i tij do të luajë në transfertë përballë Celtic. Portieri gjerman vlerëson maksimalisht lojën e ekipit skocez, megjithatë shton se bavarezët janë gati të luajnë përballë skuadrave që parkojnë autobusin në mbrojtje.
“Unë mendoj se Celtic është një ekip i mirë kur luan i bashkua, ata janë agresivë. Ne duhet të thyejmë presionin, të përpiqemi të luajmë futbollin tonë sulmues. Kjo fillon me lojën e ndërutar, ne duhet të jemi të zgjuar. Atmosfera do të krijojë ndoshta nervozizëm tek ne, por duhet të jemi të përgatitur për këtë. Celtic nuk i pëlqen të luajë kundër topit, kështu që ne duam të ndërtojmë lojën sulmuese sa më mirë që të jetë e mundur drejt zonës së tyre dhe të krijojmë raste.
Unë kam luajtur gjithmonë një mënyrë sulmuese. Ne jemi një skuadër që të luajë shumë me posedim të topit, që kërkon të marrë numra në favor të saj. Gjithmonë kemi dalë mirë kundër skuadrave që luajnë me 5 mbrojtës, që parkojnë autobusin. Ne gjithmonë jemi marrë me këtë situatë. Mendoj se kemi bërë gabime në të shkuarën, por edhe gjëra të mirë, mund të shihni se sa gola kemi shënuar”, është shprehur Manuel Neuer.
Kujtojmë se sfida mes Celtic dhe Bayern Munich e vlefshme për fazën “play-off” të 1/16-ave të Champions League do të luhet mbrëmjen e sotme. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Celtic Park”, nis në orën 21:00.