
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur në prag të gjysmëfinales së dytë përballë Dortmund në Champions League.
Al-Khelaifi shprehet se besimi është te ta, por nuk duhet të kenë shumë besim pas nuk është i mirë. Më tej, presidenti i parizienëve shton se nesër ekipi i tij do të përfaqësojë Parisin dhe gjithë Francën.
“Unë kam besim, por jo shumë. Besimi i shumtë nuk është i mirë. Lojtarët janë të përqendruar. Është gjysmëfinale e Champions League dhe është e pamundur të jesh shumë i sigurt.
Nuk duhet të harrojmë se ata janë shumë të rinj, më të rinjtë në gjysmëfinalet e Championsit. Nesër do të përfaqësojmë PSG-në, Parisin, por edhe Francën dhe të gjithë tifozët tanë në mbarë botës”, është shprehur Al-Khelaifi.
Kujtojmë që sfida e kthimit mes PSG-së dhe Borussia Dortmund do të luhet të martën e 7 majit, në “Parc des Princes”, duke nisur nga ora 21:00. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren 1-0 të gjermanëve.