
Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka folur pas ndeshjes ndaj Manchester City-t në Champions League, e cila përfundoi në barazim pa gola. Italiani thotë se sfidat si kjo e sotmja e ndihmojë ekipit dhe se Interi po rritet. Ndër të tjera, Barella refuzon t’i dërgojë ndonjë ‘mesazh’ Milanit para derbit të së dielës.
“Nga një ekip që dominoi ligën vitin e kaluar dhe bëri mirë në Champions League edhe këtë vit duam të bëjmë diçka në këtë kompeticion. Ne po rritemi dhe ndeshjet si kjo na ndihmojnë. Interi luan gjithmonë për të fituar. Sot treguam se edhe kundër një ekipi të madh mund t’ia dalim.
Mesazh Milanit para Derbit? Nuk kam asnjë mesazh për Milanin, ne këto ditë po mendonim për këtë ndeshje kundër City-t. Nga nesër do të fillojmë të mendojmë për derbin dhe do të përgatisim atë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ishin fjalët e Nicolo Barella.