Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Mund t’i kishim shënuar më shumë Slovan Bratislavës”, Kompany s’ka frikë nga City: Skuadër e madhe, por fitorja e rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund t’i kishim shënuar më shumë Slovan
Vincent Kompany

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany ka folur në fund të sfidës së Champions League përballë Slovan Bratislavën, të cilën gjermanët e fituan 3-1.

Tashmë bavarezët janë në “play off” dhe do të ndeshen me një mes Celtic ose Manchester City. Tekniku u Bayern thotë se ndaj Slovan Bratislavës duhet të shënonin më shumë, ndërsa është ndalur edhe te kundërshtarët e mundshëm.

“Slovan luajti me forca të shumta në prapavijë dhe për ne ishte e vështirë të gjenim korridore të lira. Në pjesë e dytë u bë pak më e lehtë në krijimin e rasteve para portës mike. Të gjithë jemi dëshmitarë se me sa forca të shumta u mbrojt Harry Kane dhe pjesa tjetër e sulmit.

Në tërësi jam i kënaqur me ekipin, ndonëse mund të kishim shënuar më shumë gola. Më pëlqeu dëshira e Thomas Muller dhe inkursionet e Jamal Musiala. Koha të hedhim fokusimi te ndeshja e radhës në Bundesligës kundër Holstein Kiel. Të shohim se çfarë do të ndodhë me shortin, pra cili do të jetë rivali ynë i ardhshëm.

Manchester City është një skuadër e madhe, ku kam arritur sukseset më të rëndësishme në karrierë si futbollist, por tashmë jam në timonin e Bayern dhe fitorja është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi, mund të përballemi edhe me Celtic, gjithçka është e hapur”, është shprehur Vincent Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga