Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Mposhtën me spektakël Cityn, Carlo Ancelotti: Luajtëm kolektivisht, kur lojtarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin bëjmë gjëra të rrezikshme

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën me spektakël Cityn, Carlo Ancelotti: Luajtëm
Carlo Ancelotti

Real Madrid mori një fitore fantastike ndaj Manchester Cityt në Champions League, me madrilenët që triumfuan 3-1 ndaj anglezve. “Los Blancos” kalojnë në fazën tjetër të turenut me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Kylian Mbappe ishte autori i 3 golave të spanjollëve. Pas këtij suksesi ka folur Carlo ancelotti. Timonieri i Realit ka theksuar se skuadra sot luajti kolektivisht dhe kur lojtarët lidhen mirë me njëri – tjetrin arrijnë të bëjnë gjëra të rrezikshme.

“Ne ishim në gjendje të kontrollonim lojën. Por përsëri, dua të flas për mbrojtjen, ata ishin shumë të mire. Kur Mbappe, Rodrygo, Vini Jr dhe Bellingham mund të lidhen… është shumë mirë. Shumë e rrezikshme. Sonte, ne punuam kolektivisht.

Unë do t’u them lojtarëve të mi se ishte një lojë e mirë. Kundërshtari është gjithmonë i vështirë dhe ne i fituam këto dy ndeshjet”, ka theksuar Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga