
Kapiteni Marquinho ishte një nga lojtarët e paktë të Paris Saint-Germain që ishte tashmë në skuadër për finalen e Ligës së Kampionëve 2020. Krahas Luis Enriques, ai prezanton ndeshjen e nesërme kundër Interit në një konferencë për shtyp.
Je përballur tashmë me një finale të Championsit, si po i menaxhon emocionet dhe sa i rëndësishëm është trajneri?
Ai ka një rol shumë të rëndësishëm, që nga fillimi ka punuar veçanërisht në pjesën mendore. Bëhet fjalë për menaxhimin e emocioneve të ndeshjes gjatë nëntëdhjetë minutave.
Është një gjë themelore për të marrë rezultatet që duam. Që nga ardhja e tij, ai ka punuar shumë në këtë aspekt: kur shikon sezonin tonë, edhe në momentet e tij të vështira, ne gjithmonë kemi qenë në gjendje t'i përmbysim ndeshjet, edhe falë ndikimit që Luis Enrique pati me klubin.
Ai na ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për finalen e nesërme dhe ne jemi gati për çfarëdo që mund të bëjë Interi. Duam ta sjellim trofen në shtëpi, është trofeu që na mungon."
Sa i rëndësishëm është Dembele?
Ai është themelor, është një lider. Nuk është vetëm performanca e tij ofensive që ka rëndësi, por edhe mënyra e tij e të qenit në fushë. E shihni vetëm në ndeshje, unë e shoh edhe në stërvitje:
Jam i lumtur që luaj me një shok skuadre inteligjent, i cili di të manipulojë hapësirat. Është shumë i vështirë për t'u markuar, duam ta shfrytëzojmë sa më shumë, por nuk varet vetëm prej tij. Është një përpjekje kolektive: duhet të luajmë si ekip, për të fituar ndeshjen.
A është Interi kundërshtari më i rrezikshëm që keni përballuar?
Luajtëm kundër kundërshtarëve të kalibrit më të lartë, u përballëm me gjithçka. Jemi gati për këtë ndeshje: e dimë forcën e Interit, mendoj se ata do të kenë analizuar gjithashtu cilësitë dhe lojën tonë.
Kemi shumë lojtarë që mund të krijojnë probleme për kundërshtarët: duam të kujdesemi për çdo detaj për të qenë 100% gati. Do të luajmë me të gjithë forcën tonë, për t'u siguruar që t'i japim të gjitha cilësitë tona në fushë.
Duam ta fitojmë këtë trofe: punuam me mish e me shpirt për të arritur në finale, do të ishte qershia mbi tortë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta çuar Championsin në Paris.