Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Luajmë në shtëpi, do të bëjmë gjithçka për të triumfuar”, Kompany “ndez” tifozët para sfidës me PSG-në: Mund të ndodhë njësoj si në Paris nëse...

Shkruar nga NEWSPORT
“Luajmë në shtëpi, do të bëjmë
Vincent Kompany

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të përballen të mërkurën e 6 majit, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të nisë në orën 21:00.

Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i gjermanëve, Vincent Kompany. Ky i fundit theksoi se ekipi i tij do të bëjë gjithccka për të mposhtur PSG-në dhe ndër të tjera nuk e përjashtoi një ndeshje të njëjtë si ajo e Parisit, pra me shumë gola dhe ritëm. 

“Champions League, turneu më i vështirë për ta fituar. Luajmë në shtëpi dhe do të bëjmë gjithçka për të triumfuar ndaj PSG. A mund të përsëritet ndeshja e javës së kaluar? Kjo varet nga të dy skuadrat, jo vetëm nga njëra. Njëri prej nesh mund të bëjë hap mbrapa. Pra, nëse ndodh kështu, nuk do të përsëritej ndeshja e parë”, tha Kompany ndër të tjera.

Kujtojmë që në “folenë” e tij, Bayerni kërkon përmbysjen e madhe ndaj PSG-së. Sfida e parë përfundoi mes spektaklit me shifrat 5-4 në favor të parisienëve, rezultat që mban në lojë bavarezët.

Poll

Lexo gjithashtu