Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Juventusi si në “kohërat e arta”, Reali përmbys me karton të kuq Marseille

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventusi si në “kohërat e arta”, Reali
Juventusi - Dortmund

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 21:00 (e martë) në Champions League. Përballja kryesore u parashikua mes Juventusit dhe Borussia Dortmund, e cila i përmbushi të gjitha pritshmëritë. Plotë 8 gola të shënuar, ndërsa në fund nuk pati fitues.

Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, ndërsa spektakli ishte rezervuar për 45 minutat e dyta. Fillimisht shënoi Adeyemi, teksa barazoi Yildiz. Gjermanët kaluan sërish në avantazh me Nmecha, por Vlahovic u përgjigj në kohë rekord.

Finalizimet e Cuto dhe Bensebaini hodhën iden se gjithçka kishte përfunduar, por në limite Vlahovic (dopietë) dhe Kelly barazuan gjithçka. Në këtë dule bërë debutimin me fanellë e Juventusit edhe Edon Zhegrova.

Në duelin mes Real Madrid dhe Marseille, “Galaktikët” triumfun 2-1, ku vendosi dygolëshi i Mbappes nga 2 penallti. Qarabag befasoi Benficën në Lisbonë, e fituar 3-2 nga azerët. Nuk pati shumë emocione mes Tottenham dhe Villareal, e mbyllur 1-0 në favor të londinezëve.    

Juventus - Borussia Dortmund 4 - 4 (Yildiz 64', Vlahovic 67', 90+4', Kelly 90+6/Adeyemi 52', Nmecha 65', Couto 75', Bensebaini 86')

Adeyemi 52'

Yildiz 64'

Nmecha 65'

Vlahovic 67'

Couto 75'

Bensebaini 86'

Vlahovic 90+4'

Kelly 90+6'

 

Real Madrid - Marseille 2-1 (Mbappe 29' 81', kartoni i kuq për Carvajal 72'/Weah 22')

Weah 22'

Mbappe 29'

kartoni i kuq për Carvajal 72'

Mbappe 81'

Tottenham - Villareal 1-0 (autogol-Luiz Junior 4')

autogol-Luiz Junior 4'

Benfica - Qarabag 2-3 (Barrenechea 6', Pavlidis 16'/ Leandro Andrade 30', Duran 48', Kashchuk 86')

Barrenechea 6'

Pavlidis 16'

Leandro Andrade 30'

Duran 48'

Kashchuk 86'

 

Poll

Lexo gjithashtu