Janë mbyllur 9 ndeshjet e ditës së mërkurë në Champions League. Në totalë janë 29 gola, aty ku takimi që dhuroi më shumë finalizime ishte Borussia Dortmund – Athletic Bilbao 4 – 1. Ndeshja me emocionuese përkoi në Spanjë mes Villarreal – Juventus, 2 – 2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin iberikasit me Mikautadze, minuta e 18. Në fillimin e pjesës së dytë erdhi përmbysja e Juventusit me Gatti dhe Conceicao. Vlen të përmendim se Gatti shënojë gol spektakolar me rofeshatë. Por në limitet, Veiga i “ngriu buzëqeshjen” italianëve dhe e mbylli në barazim duelin, duke i hequr nga duart 2 pikë shumë të rëndësishme “Zonjës së Vjetër”.
E cilësuar si “finale e parakohshme”, PSG befasoi me “fëmijët” në fushë Barcelonën e Hansi Flick. Edhe pse kaluan në avantazh herët me Torres, Parisi nuk u dorëzua dhe gjeti forcën për të marrë 3 pikët nga katalonja. Konkretizimet e Mayulu dhe “snjaperit” Goncalo Ramos rezultuan përcaktues.
Edhe pse ishte në fushë për 90 minuta, Lamine Yamal nuk bëri thuajse asgjë. Sulmuesi Erling Haaland bëri detyrën kundër Monacos, dopietë, por ekipi nuk iu përgjigj, e përfunduar 2 – 2 karshi monegaskëve.
Arsenali fitoi pa “bujë” kundrejt Olympiacos (2 – 0 ), kurse Napoli i Contes mori një sukses të vuajtur 2 – 1 ndaj Sporting Lisbonë, me protagonist Hojlund. Ashtu siç u parashikua, ndeshja mes Leverkusen dhe PSV nuk pati intesitet, 1 – 1. Në orën 18:45 zbritën në fushë Qarabag - Copenhagen 2 - 0 dhe Royale Union SG - Newcastle 0 - 4.
Arsenal – Olympiacos 2 - 0 (Martinelli 13', Saka 90+2')
13' Martinelli
90+2' Saka
Barcelona – PSG 1 - 2 (Torres 19'/Mayulu 38', G.Ramos 90')
19' Torres
28' Mayulu
90' G.Ramos
Leverkusen – PSV 1 - 1 (Kofane 65'/Saibari 72')
65' Kofane
72' Saibari
Dortmund – Bilbao 4 - 1 (Svensson 28', Chukwuemeka 50', Guirassy 82', Brandt 90+1'/Guruzeta 61')
28' Svensson
50' Chukwuemeka
61' Guruzeta
82' Guirassy
90+1' Brandt
Monaco – Manchester City 2 - 2 (Teze 18', Dier 90'/Haaland 15', 44')
15' Haaland
18' Teze
44' Haaland
90' Dier
Napoli – Sporting 2 - 1 (Hojlund 36',79'/L.Suarez 62')
36' Hojlund
62' L.Suarez
79' Hojlund
Villarreal – Juventus 2 - 2 (Mikautadze 18', Veiga 90'/Gatti 49, Conceicao 56')
18' Mikautadze
49' Gatti
56' Conceicao
90' Veiga
