Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Reali përmbys Bayernin, Joselu dërgon madrilenët në finalen e Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Reali përmbys Bayernin, Joselu dërgon madrilenët në
Real Madrid - Bayern Munchen

Real Madrid 2-1 Bayern Munchen (Joselu 88', 91'/ Davies 68') (4-3)

Real Madrid ka triumfuar me përmbysje 2-1 përballë Bayern Munich dhe shkon kështu në finalen e Champions League. Sfida e parë kishte përfunduar 2-2 dhe fitorja e sotme dërgon madrilenët në finale përballë Borussia Dortmund.

Të parët që kaluan në avantazh në ndeshjen e sotme ishin bavarezët. Alphonso Davies shënoi një supergol në minutën e 68’ të sfidës. Por ky gol u çvlerësua, pasi Reali përmbysi me Joselu, i cili shënoi dy gola, në minutën e 88’ dhe 91’.

Tashmë finalja e madhe e Wembley është vendosur, aty ku Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të përballen me 1 qershor.

Champions League: Gjysmëfinalja 2
Stadiumi: "Santiago Bernabeu"
Arbitër: Szymon Marciniak

FORMACIONET ZYRTARE:
Real Madrid (4-4-2): Lunin; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos, Rodrygo; Bellingham, Vinicius Jr.
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Mazraoui; Laimer, Pavlovic; Musiala, Sane, Gnabry; Kane.

Rastet e ndeshjes:
91' GOL! Joselu përmbys gjithçka.

88' Neuer i dhuron golin Joselus, Reali barazon shifrat.

72' Reali rikthen baraspeshën, por VAR e anullon golin për faull.

68' GOL! Davies kalon Bayernin në avantazh.

60' Vinicius tenton, por është përsëri Neuer.

59' Rodrygo godet nga faulli, por Neuer pret.

40' Manuel Neuer fantastik, Vinicius pranë golit.

28' Bayerni pranë golit me Harry Kane.

13' Shans i artë për Realin, Manuel Neuer tregohet magjik.


1' Shkelmohet topi i parë në "Bernabeu".



Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga