
Egnatia 2-1 Borac Banja Luka
Egnatia është eleminuar nga turi i parë i Champions League. Borac Banja Luka ia doli vetëm përmes penalltive ndaj rrogozhinasve, që fituan 2 me 1 në kohën e rregullt dhe "extra-time".
Humbja 1 me 0 në Bosnjë dhe rastet e shumta që nuk u shënuan në "Elbasan Arena", penalizuan Egnatian. Në goditjen e penalltive, Borac nuk humbi asnjë.
Në anën tjetër Albano Aleksi dhe Regi Lushkja nuk u treguan të saktë nga pika e bardhë. Tashmë rrugëtimi i Egnatias do vazhdojë në turin e dytë të Conference League.
Champions League: Turi i parë, ndeshja e kthimit
Arbitër: Maresca
Stadiumi: "Elbasan Arena"
FORMACIONET ZYRTARE:
Egnatia: Sherri; Dulysse, Malota, Xhemajli, Fangaj, Ahmetaj, Aleksi, Lushkja, Aliyev, Ibrahimoglu dhe Doukouo
Borac: Shiskovski; Herera, Carolina, Meijers, Kvrzic, Vranjes, Grahovac, Vukovic, Savic, Hrelja, Lukic
Rastet e ndeshjes:
Penalltitë:
82' Doukouo kalon sërish Egnatian në avantazh.
68' Redi Kasa kërkon penallti, por arbitri nuk është i të njëjtit mendim.
40' Aliyev humb rastin e artë për golin e dytë tek Egnatia.
30' Lukic barazon për Borac.
17' Ibrahimoglu kalon Egnatian në avantazh.
12' Ndërpritet ndeshja për 2 minuta nga arbtri, për shkak të kërkesës së Borac.
1' Nis takimi.