Bayern Munich do të udhëtojë drejt Francës për ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Paris Saint-Germain, me sfidën që do të luhet në stadiumin "Parc de Princes".
Bavarezët të cilët janë në momentin e tyre më të mirë pas titullit kampion në Bundesliga, do tentojnë të kryejnë me sukses dhe misionin për të shkuar drejt Budapestit e për të fituar finalen e madhe.
Mirëpo, duket se skuadra e Vincent Kompany do t'i duhet të shfaqet e kufizuar në disa reparte, pasi dy futbollistë nuk do të jenë të gatshëm për belgun në këtë përballje mes gjigantësh. I fundit që është dëmtuar në radhët e gjermanëve është mbrojtësi Raphael Guerreiro, i cili nuk është në dispozicion.
Më herët, edhe Serge Gnabry u përball me të njëjtin fat të keq dhe sipas analizave të mjekëve të klubit, mungesa e tij pritet të jetë më e gjatë.
View this post on Instagram
