Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kërkon përmbysjen dhe kualifikimin, Benfica me mungesa ndaj Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon përmbysjen dhe kualifikimin, Benfica me mungesa ndaj
Angel di Maria

Benfica ka udhëtuar paraditen e sotme për në Barcelonë. Portugezët do të luajnë sfidën e kthimit me katalanasit ditën e nesërme në orën 18:45.

Një përballje shumë e rëndësishme për Benfican që do të synojnë të përmbysë rezultatin 0-1 të sfidës së parë për të siguruar kualifikimin. Për portugezët nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të kenë mungesa të rëndësishme.

Angel Di Maria nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj blaugranave. Argjentinasi nuk ka mundur të rikuperohet dot në kohë dhe nuk ka udhëtuar fare me skuadrën. Një mungesë me “peshë”, me stafin teknik që duhet të gjejë alternativën B.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga