Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Kam të gjithë lojtarët që më duhen në dispozicion”, Motta: Nesër jap 200%, ashtu si lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam të gjithë lojtarët që më duhen në
Thiago Motta

Pas një fitoreje mjaft të rëndësishme në Serie A ndaj Milanit në fundjavë, Juventusi dëshmoi dhe njëherë pritshmëritë e shumta që ka këtë sezon. Ditën e nesërme ekipi bardhezi do të përballet në transfertë me Club Brugge në javën e 7-të të Champions League. Në prag të kësaj sfide, në konferencë ka folur trajneri Thiago Motta.

Kundërshtari?

“Club Brugge është një ekip i shkëlqyer për rezultatet që kanë arritur. Ne jemi gati për çdo gjë dhe duam të bëjmë një paraqitje të madhe për të arritur fitoren.”

Lojtarët?

“Jam i lumtur që i kam të gjithë në dispozicion, sepse kjo mund ta ndihmojë skuadrën që të fitojë, por edhe gjatë ndeshjes do të na ndihmojë dhe na japë vazhdimësi. Nuk mund të them se Vlahovic do të fillojë, por është në gjendje shumë të mirë.

Evolucioni i Mbangula është shumë i madh. Conceicao nuk ka luajtur për disa ndeshje, ne luajtëm me Yildiz për të mos e rrezikuar. Mckennie pati një lodhje në pjesën e parë ndaj Milanit, u pa dhe si e përfundoi ndeshjen. Nesër skuadra në gjendjen optimale më të mirë do të nisë sfidën.”

Me dy fitore mund të shkoni në 8 më të mirat, si ndiheni?

“Në ndeshje do të jem 200% ashtu si lojtarët. Objektivi ynë është të fitojmë nesër, sepse kanë mbetur edhe dy ndeshje me dy skuadra të forta (Benfica e radhës)", u shpreh Motta.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga