Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Kam ëndërr të fitoj Champions”, Mbappe pas kualifikimit: E mrekullueshme, jemi një ekip i madh

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam ëndërr të fitoj Champions”, Mbappe pas
PSG

PSG-ja ia doli të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League, pasi mposhti në sfidën e kthimit 4-1 Barcelonën. Një fitore spektakolare, ku parizienët kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 4-6.

Kylian Mbappe ishte padiskutim protagonisti kryesorë i këtij triumfi për kampionët e Ligue 1. Francezi shënoi 2 gola që i sollën kualifikimin në gjysmëfinale. Pas kësaj ndeshje Mbappe ka theksuar se ka ëndërr të fitojë Champions.

“Jam krenar që jam këtu që nga dita e parë. Krenaria që kam luajtur për këtë klub, për të përfaqësuar klubin nga kryeqyteti i vendit tim, është diçka e veçantë për mua, që jam rritur këtu, të përjetosh një natë të tillë si parisian, kemi bërë një hap tjetër, por duhet të qëndrojmë të qetë.

Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG. Ne mundëm një ekip të madh dhe do të përpiqemi të arrijmë në Ëembley. Kemi luajtur një lojë të mrekullueshme si ekip, si kolektiv. Ne punuam gjatë gjashtë ditëve nga ndeshja e parë me idenë se do ta bënim atë, se do të fitonim këtu. Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë në klub”, ka theksuar Mbappe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga