
Një fitore shumë të rëndësishme mori PSG-ja në Londër kundër Arsenalit. Parizienë triumfuan 1-0 në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League, duke hedhur kështu një hap të sigurtë drejt finales së madhe.
Pas kësaj sfide ka folur Vitinha, i cili ishte ndër më të mirët në fushën e lojës. Futbollisti i francezve ka theksuar se ishte një sfidë e luftuar, por është i lumtur për fitoren.
Gjithashtu u shpreh se askush nuk beson tek ata, por PSG-ja është aty dhe këtë sezon e konsiderojnë si të duhurin për të fituar në këtë turne.
“Ishte një mbrëmje e shkëlqyer për ekipin. Ne e patëm në zotërim topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Na u desh të përshtateshim me rrethanat e ndryshme të ndeshjes dhe ia dolëm mbanë, luajtëm mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Ka disa njerëz që nuk besojnë tek ne, por ne nuk interesohemi për ta. Ne kemi tifozë të shkëlqyer dhe ne jemi PSG”, ka përfunduar portugezi.