Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Hyri si zëvendësues dhe “çoroditi” portugezët, STATISTIKAT e Edon ZHEGROVËS në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Hyri si zëvendësues dhe “çoroditi” portugezët,
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova mori sërish minuta te skuadra e Juventusit. Luciano Spalleti i besoi 18 minuta në sfidën e Champions League kundër Sporting Lisbon.

Një duel në të cilin Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sporting Lisbonën, me shqiptarin që luajti për 15 minuta. Me të hyrë në fushë, Zhegrova “çoroditi” mbrojtjen kundërshtare në disa raste, duke lënë “gjurmë” me paraqitjen e tij.

Një paraqitje pozitive për liderin e Kosovës, i cili është vlerësuar me notën 6.9, ndërsa janë zbuluar edhe statistikat e tij në këtë sfidë. Zhegrova bëri 15 prekje topi dhe 1 driblim të suksesshëm. Gjatë minutave në fushën e lojës humbi 4 herë topin, por fitoi gjithashtu 4 duele, teksa pati edhe 7 pasime të sakta.  

Poll

Lexo gjithashtu