
Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham ka folur në prag të ndeshjes së kthimit me Arsenal, të vlefshme për çerekfinalen e UEFA Champions League. Edhe pse sfida e parë përfundoi 3-0 në favor të anglezëve, Bellingham beson te përmbysja e madhe.
“Ne besojmë, ne jemi Real Madrid. Kur u kthyem në autobus nga Londra, të gjithë ne mendonim se mund të kthejmë këtë ndeshje. Po shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin se e vetmja rrugë është përmbysja. Kemi besim për shkak të historisë së klubit dhe gjithashti mendojmë se ky ekip mund të bëjë gjëra të veçanta.
Fjala që përdoret më shumë në dhomën e zhveshjes ditët e fundit është REMONTADA. Gjithashtu njerëzit përreth nesh besojnë se mund ta bëjmë, kjo ndodh vetëm te Real Madrid, me siguri”, është shprehur mesfushori i “Los Blancos”, Jude Bellingham.
Kujtojmë që supersfida Real Madrid – Arsenal do të luhet këtë të mërkurë. Dueli i cili do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, do të nisë në orën 21:00.