Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Harry Kane e “qau” eliminimin me lot në sy, goleadori anglez nuk i del e keqja me arbitrin: Si mundet…

Shkruar nga NEWSPORT
Harry Kane e “qau” eliminimin me lot në sy, goleadori anglez
Harry Kane

Goli i sulmuesit Harry Kane në “frymë e fundit” të ndeshjes, nuk i shërbeu Bayern për të shmangur eliminimin në gjysmëfinalen e Champions League kundër PSG-së.

Bavarezët nuk shkuan më shumë se barazimi 1 – 1 në “Allianz Arena”, ndërsa takimi e parë në Paris e kishin humbur 4 – 5. “Unë mendoj se të gjithë ata që e kanë parë ndeshjen do të arrijnë në të njëjtin përfundim.

Si mund ta quash prekje me dorë javën e kaluar dhe jo këtë javë? Mendes gjithashtu duhet të kishte marrë qartë një karton të dytë të verdhë, e përkthyer me përjashtimin nga fusha.

Disi arbitri ndryshoi mendje. Këto detaje të vogla që mund të bëjnë diferencën”, fjalët e sulmuesit Kane, i cili pas përfundimit të sfidës nuk mundi t’i mbajë lotët.

Vendimet e arbitrit Joao Pinheiro vazhdojnë të shkaktojnë diskutime, jo në një episod, por në disa kundër Bayern, aq sa edhe legjenda të futbollit nuk qëndruan në “heshtje”, duke e konsideruar “krim” apo “padrejtësi”.     

Poll

Lexo gjithashtu