
Daniel Stefanski
Daniel Stefanski do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Borac Banja Luka - Egnatia. Kujtojmë se ky takim do të marrë jetë në Bosnjë më 10 korrik ora 21:00 dhe është i vlefshëm për turin e parë të Champions League.
Drejtësia është në duart e polakut, që do të shoqërohet po nga një trupë e tillë. Dawid Golis dhe Michal Obukowicz janë asistentët e tij, teksa arbitër i katërt është Wojciech Myc.
Daniel Stefanski është arbitër me eksperiencë në skenën ndërkombëtare. 46-vjeçari ishte kryesori i ndeshjes Servette - Roma në Europa League, më 30 nëntorin e vitit të kaluar.
Poll