
Harry Kane & Thomas Muller / Bayern Munich 3-0 Stuttgart
Ditën e nesërme do të luhet akti i dytë mes Bayern Munich dhe Celtic për Champions League. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, Vincent Kompany ka marrë një lajm jo të mirë.
Ditën e sotme Harry Kane nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit për shkak të një lëndimi të lehtë që pësoi në sfidën e fundit ndaj Leverkusen në kampionat.
Megjithatë, kjo nuk e pengon sulmuesin britanik të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme ku Kompany beson se do e ketë të disponueshëm. Përballja e parë e luajtur në Skoci përfundoi me shifrat 2-1 në favor të bavarezëve.
Poll